Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë, në fokus organizimi i partisë për proceset zgjedhore

Data

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të mërkurë Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë qendrore të kësaj force politike.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 09:30 dhe në qendër të diskutimeve pritet të jetë organizimi i strukturave të Partisë Socialiste për procesin zgjedhor të brendshëm që do të zhvillohet gjatë këtij viti.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e PS do të diskutojnë mbi përgatitjet dhe koordinimin e strukturave partiake në të gjithë vendin, si pjesë e organizimit për proceset politike të ardhshme.

Kjo mbledhje vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së grupit parlamentar të socialistëve, ku u bë publik qëndrimi i shumicës kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related