Danimarka ka vendosur të pezullojë aktivitetin e ambasadës së saj në Teheran për shkak të tensioneve të larta të sigurisë në rajon.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, i cili deklaroi se situata aktuale e sigurisë nuk e lejon funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike.
“Situata e sigurisë është tepër e tensionuar që ne ta mbajmë ambasadën të hapur”, u shpreh Rasmussen gjatë një deklarate për gazetarët.
Ai shtoi se vendimi i Danimarkës është në përputhje me hapat e ndërmarrë nga disa vende të tjera evropiane, të cilat po rishikojnë praninë e tyre diplomatike në Iran për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
