PS rrëzoi kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut, reagon Komisioni Europian: Nuk komentojmë raste në hetim

Data

Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të shumicës parlamentare në Shqipëri për të rrëzuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një përgjigje zyrtare, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni nuk komenton raste që janë ende në proces hetimi.

“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në reagimin e Komisionit Europian.

Reagimi vjen pasi shumica parlamentare e Partisë Socialiste bëri të ditur se do të votojë kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Balluku.

Sipas informacioneve të bëra publike, ish-zv/kryeministrja po hetohet për dyshime që lidhen me parregullsi në tendera publikë, ndërsa çështja mbetet në proces hetimi nga organet e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related