Itali, arrestohet 43-vjeçari shqiptar që përndoqi ish-shefen dhe theu dy herë masën e arrestit shtëpiak

Data

Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për përndjekje ndaj ish-shefes së tij dhe për shkelje të përsëritur të masës së sigurisë.

Sipas mediave italiane, burri ishte vendosur më herët në arrest shtëpiak pasi në muajin gusht të vitit të kaluar kishte hedhur një koktej molotov në automjetin e pronares së kompanisë ku punonte, pasi ishte pushuar nga puna.

Autoritetet bëjnë të ditur se në fund të muajit shkurt ai ka thyer dy herë brenda 24 orëve masën e arrestit shtëpiak, duke u larguar nga banesa.

Hetimet tregojnë se 43-vjeçari dyshohet se ka kryer një seri aktesh hakmarrëse ndaj ish-pronares së kompanisë. Përveç shkatërrimit të automjetit të saj, ai kishte tentuar gjithashtu t’i vinte zjarrin edhe një furgoni të kompanisë.

Pas arrestimit, shqiptari është transferuar në burgun në via Arginone, ku do të qëndrojë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për t’u përballur me akuzat për veprat penale të kryera dhe për shkeljen e përsëritur të masës së sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related