Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Burime bëjnë me dije se ai ka qëndruar për rreth një orë në ambientet e institucionit, ndërsa nuk janë dhënë detaje zyrtare lidhur me arsyen e paraqitjes së tij.
Në dalje nga SPAK, Leli u ndal shkurtimisht nga gazetarët dhe u përgjigj se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, pa dhënë më shumë sqarime për takimin apo çështjen për të cilën ishte thirrur.
Dritan Leli ka qenë kryebashkiak i Vlorës për dy mandate, nga viti 2015 deri në vitin 2023, ndërsa më pas u largua nga drejtimi i bashkisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga SPAK për këtë paraqitje.
