I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva paraqitet në Gjykatën e Lezhës

Data

Shtetasi portugez Ruben Saraiva është paraqitur sërish në Gjykatën e Lezhës në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.

Në seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqesë konkluzionet përfundimtare lidhur me çështjen. Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në qytetin e Shëngjinit.

Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se sipas tij nuk ekzistojnë prova të mjaftueshme që e lidhin Saraivën me krimin.

Pas paraqitjes së konkluzioneve nga pala mbrojtëse, pritet që trupi gjykues të tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related