Hidhet shorti në Gjykatën e Lartë për rekursin e Belinda Ballukut, çështja do të relatohet nga gjyqtari Ilir Panda

Data

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për rekursin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas raportimeve, çështja do të relatohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Në të njëjtin proces janë përfshirë edhe Gentian Gjyli dhe Erlad Elezi.

Pas hedhjes së shortit ende nuk është caktuar një datë për shqyrtimin e çështjes nga trupi gjykues.

Balluku ka paraqitur rekurs vetëm për masën e ndalimit të daljes jashtë vendit. Sipas avokatëve të saj, nuk ekziston rrezik që ajo t’i shmanget drejtësisë, ndaj kërkohet rishikimi i kësaj mase sigurie.

Gjykata e Lartë pritet të vendosë në vijim për datën e seancës dhe për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga ish-zv.kryeministrja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related