Prokuroria Speciale e Kosovës nis hetimet për kërcënimet ndaj Presidentes Vjosa Osmani

Data

Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet e bëra ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bëri të ditur se është iniciuar një rast penal për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas dispozitave të Kodit Penal të vendit.

Sipas autoriteteve, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e plotë të rastit dhe për garantimin e sigurisë së rendit juridik, të zyrtarëve dhe qytetarëve.

Rasti lidhet me deklarata të publikuara në rrjetet sociale, ku një person publik ka përdorur gjuhë të ashpër dhe kërcënuese ndaj presidentes, duke e cilësuar si “tradhti” vendimin e saj për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri brenda afateve kushtetuese.

Presidenca e Kosovës reagoi duke dënuar ashpër gjuhën që përfshin thirrje për dhunë ndaj kreut të shtetit. Në reagimin zyrtar theksohet se përdorimi i termave si “pushkatim” në debat politik nuk është kritikë apo opinion, por një gjuhë e rrezikshme që nxit urrejtje dhe normalizon dhunën politike.

Presidenca u bëri thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me urgjencë dhe të trajtojnë këto raste në përputhje me ligjin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related