“Kreu i PD-së vazhdon të jetë ‘non grata’ dhe me parti të përçarë”, Mërtiri ‘shpërthen’ ashpër: Berisha është i…

Data

Pas 330 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë. Kryetari i Partisë Demokratike menjëherë u kthye në seli për të udhëhequr forcën më të madhe politike të opozitës drejt zgjedhjeve parlamentare.

Në selinë blu, Berisha është pritur nga mbështetësit e tij. Në ditën e parë të lirisë, kryetari i PD e bëri të qartë se aksioni politik i opozitës nuk do të ndryshojë dhe mosbindja civile do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Berisha iu drejtua opozitarëve në të gjithë vendin, duke iu premtuar fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Por, jo vetëm kaq, kryetari i PD-së nisi punën duke zhvilluar mbledhjen e parë me deputetët e Partisë Demokratike.

Për të diskutuar më shumë për zhvillimet e fundit politike dhe se si do të ndryshojë aksioni opozitar pas rikthimit në seli të kreut të PD-së, në  një emision televiziv ishte analisti Ergys Mërtiri.

Z.Mërtiri tha se kreu i Partisë Demokratike është i disavantazhuar në zgjedhjet e ardhshme sepse siç shprehet analisti Berisha vazhdon të jetë nongrata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe partia e tij është e përçarë.

Z.Mërtiri u shpreh se nuk pret që faktori ndërkombëtar të reagojë, sepse nuk ndërhyjnë në vendimet e Gjykatës.

Intervista e plotë:

Në një mjedis ku çdo vendim Gjykate argumentohet apo arsyetohet me teori konspirative, si duhet kuptuar sipas teje kjo që ndodhi sot?

Mërtiri: Unë them se GJKKO ka lexuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila përcakton se vendimi i parë ishte jopropocional në lidhje me marrjen e passaportës. Për këtë arsye ka shfuqizuar vendimin e SPAK-ut për detyrim paraqitje dhe marrjen e passaportës. Kjo është çështje interpretative, gjithsekush mund të ketë interpretimin e vetë dhe në fakt lë vend për t’u diskutuar. Unë besoj se Z.Berisha ka shkelur një vendim të Gjykatës, pasi nuk ka kryer detyrim paraqitje.

Berisha është i lirë, në kohë të bollshme për të bërë fushatë, 7 muaj para zgjedhjeve. Si e sheh në këto kushte, si e sheh ballafaqimin elektoral?

Mërtiri: Z.Berisha gjithsesi vazhdon të jetë nën hetim dhe nën akuzë. Ka një akuzë e cila ka shkuar në Gjykatë dhe ka çështje të tjera të cilat presin të vazhdojnë hetimin, siç është çështja e 21 Janarit. Z. Berisha është shumë i diavantazhuar, për faktin se partia e tij është e përçarë, vetë ai vazhdon të jetë non grata nga SHBA. Të gjitha këto bëjnë që Z.Berisha të jetë shumë i konsumuar dhe i vështirë për të fituar. Rënia e alibis nuk do i sjellë favor në zgjedhje. Opozita tashmë duke mbajtur një lider që s’ka gjasa të fitojë, pengon gjasat për të prodhuar një figurë të lirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related