SPAK zbardh dy atentate mafioze në Vlorë, Gjykata e Posaçme lë në burg Flodian Plakun dhe ish-policin Rezart Kuçi

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zbardhur dy atentate mafioze të ndodhura rreth pesë vite më parë në qytetin e Vlorës, ku humbën jetën Gentjan Qarri dhe Bledar Birçaj.

Sipas hetimeve të SPAK, pas këtyre ngjarjeve dyshohet se qëndron Inez Hajrulla dhe grupi i tij kriminal. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve, Rezart Kuçi.

Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar disa urdhër-arreste për persona të dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal. Mes tyre janë Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, të cilët janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, për disa persona të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë, ndërsa disa të tjerë vijojnë të jenë në kërkim nga autoritetet. Mes emrave të përfshirë në dosje janë edhe Hamëz Demushi, për të cilin masa është ekzekutuar në Zvicër, si dhe Mendu Duka, Arben Memishaj dhe Argest Xhezani, të cilët janë shpallur në kërkim.

Hetimet e SPAK vijojnë për zbardhjen e plotë të rolit të secilit person të përfshirë në këto atentate dhe për çmontimin e plotë të grupit kriminal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related