Rama i drejtohet Ballukut pas debatit për arrestimin: Të kërkoj ndjesë për dorëheqjet, paç fatin që meriton

Data

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalimin e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me një mesazh për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pas debatit për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Fjalimi i Ramës zgjati rreth një orë e 30 minuta, gjatë të cilit ai mbrojti Ballukun dhe kritikoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, duke thënë se sipas tij provat e paraqitura nuk justifikojnë një masë të tillë.

Kryeministri theksoi gjithashtu se duhet marrë parasysh edhe fakti që Balluku është prind i vetëm i një vajze të vogël, duke e konsideruar situatën të ndërlikuar edhe në aspektin personal.

Në fund të fjalës së tij, Rama e falënderoi për punën e bërë dhe i kërkoi ndjesë për faktin se nuk kishte pranuar dorëheqjet që ajo kishte paraqitur më herët.

“E falënderoj Ballukun për punën e bërë dhe i uroj fatin që meriton në betejën e saj ligjore, ku do të ketë në krah vetëm avokatët e saj. I kërkoj ndjesë për refuzimin e tre dorëheqjeve”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në procesin me drejtësinë, Balluku do të përballet me institucionet përkatëse dhe se mbrojtja e saj ligjore do të mbështetet tek avokatët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related