Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, arrestohet shqiptari dhe i vendoset “Rolex” GPS në këmbë

Data

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Londër pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për vjedhje.

Bëhet fjalë për Dajlan Hoxhën, 28 vjeç, i cili u prangos nga Policia Metropolitane në Londër pas një kërkese të Interpol Tiranës. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës për vjedhjen e një telefoni celular në 10 shtator të vitit 2021, në dëm të një shtetasi me inicialet S.Y.

Sipas dokumenteve të Westminster Magistrate Court, gjykata londineze do të shqyrtojë më 8 prill kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Ndërkohë, për llogari të Interpol Tiranës është arrestuar edhe një tjetër shqiptar, Bekim Çela, 25 vjeç, i kërkuar nga drejtësia shqiptare për kultivim kanabisi dhe mbajtje pa leje të një granate luftarake.

Çela dyshohet se më 28 shtator 2021 ishte përfshirë në mbjelljen e 38 rrënjëve kanabis në fshatin Kovaçë të Tropojës.

Aktualisht ai po e ndjek procesin e ekstradimit në gjendje të lirë me kusht, ndërsa në këmbë i është vendosur një pajisje monitorimi GPS, e njohur ndryshe si “Rolex”, pasi një i afërm pagoi një garanci prej 1 mijë stërlinash.

Gjykata londineze pritet të vendosë për ekstradimin e tij më 26 tetor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related