Një konflikt mes disa të rinjve është përshkallëzuar në përplasje fizike në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas pamjeve të siguruara nga operatori Marjus Seiti, fillimisht mes të rinjve ka pasur një debat verbal, por situata ka agravuar shpejt duke kaluar në shtyrje dhe goditje fizike.
Në video shihet se disa prej të rinjve përfshihen në përplasje, ndërsa në një moment një prej tyre shtyhet dhe goditet nga të tjerët.
Pas konfliktit, i riu i përfshirë në përleshje është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.
Shkaqet që çuan në konflikt mes të rinjve mbeten ende të paqarta.
