Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë, ku një debat verbal ka përfunduar në përplasje fizike.
Sipas pamjeve të publikuara, fillimisht të rinjtë janë përfshirë në një debat, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar duke kaluar në shtyrje dhe goditje mes tyre.
Në një moment, disa prej të rinjve kanë shtyrë dhe goditur një person tjetër të përfshirë në konflikt.
Pas përplasjes, i riu është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij, ndërsa shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Dyshohet se përplasja mund të ketë nisur për një vend parkimi, megjithatë rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë konfirmuar ende.
