Opinionisti i njohur shqiptar Arjan Konomi ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm për periudhën e vështirë që kaloi familja e tij, kur vëllai i tij u përball me një sëmundje të rëndë që i rrezikoi jetën.
I ftuar në një emision televiziv këtë të shtunë, Konomi u emocionua dhe shpërtheu në lot teksa tregoi se për muaj të tërë qëndroi në spital pranë vëllait të tij, duke kaluar net të tëra në kushte shumë të vështira.
“Ka kaluar 9 vite dhe tani është mirë, por ishte një rast që dukej pa shpresë, i rrezikohej jeta. Ndoshta ai nuk do që ta flasë”, u shpreh Konomi.
Ai tregoi se gjatë asaj periudhe i është dashur të flinte në spital për shumë kohë, madje edhe në tokë, pranë repartit të reanimacionit.
“Pas shumë muajsh që flija në spital, në tokë, në shesh, në reanimacion, që ishte një tmerr…”, rrëfeu opinionisti.
Konomi tha se në atë periudhë ai u përpoq të qëndronte i fortë edhe për prindërit, duke marrë mbi vete një pjesë të madhe të barrës emocionale të familjes.
Sipas tij, pavarësisht vështirësive dhe rrezikut që kaloi, trajtimi dhe mbështetja e marrë, edhe jashtë vendit, bënë që vëllai i tij të shërohej dhe sot të jetë në gjendje të mirë shëndetësore.
