Biberaj: Qeveria është “delja e zezë” e Evropës, PD duhet të hapet për figura të reja dhe rrotacion politik

Data

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, deklaroi se opozita duhet të ndërmarrë një reformim të thellë të brendshëm për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të mundësuar rrotacionin politik në vend.

Në një intervistë televizive, Biberaj u shpreh se brenda Partisë Demokratike ekziston një grupim figurash me karrierë politike që sipas tij nuk e duan hapjen e partisë, pasi i tremben konkurrencës.

Ai theksoi se hapja e PD-së është e domosdoshme për të sjellë figura të reja dhe për të ringjallur shpresën tek elektorati, duke kujtuar modelin e viteve 2004–2005 kur u krijua Komiteti i Orientimit të Politikave (KOP), që sipas tij ndikoi në rikthimin e PD-së në pushtet në vitin 2005.

Sipas Biberajt, opozita duhet të vendosë interesin e vendit mbi interesat personale të individëve brenda partisë, ndërsa shtoi se rotacioni politik është i vështirë nëse PD nuk reformon më parë strukturat dhe lidershipin e saj.

Ai gjithashtu kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar atë si “delen e zezë të Evropës”, ndërsa theksoi se opozita duhet të punojë për të sjellë shpresë dhe për të krijuar besim te qytetarët për një ndryshim politik në vend.

Biberaj shtoi se opozita e gjatë shpesh e “kalcifikon” një parti politike dhe se momenti aktual duhet të shfrytëzohet për një hapje të vërtetë të Partisë Demokratike, në mënyrë që të krijohen kushtet për rikthimin e saj në pushtet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related