Jorida Tabaku: Sistemi ekonomik në Shqipëri po nxit largimin masiv të të rinjve

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me fenomenin e emigrimit të qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se largimi i të rinjve nga vendi lidhet drejtpërdrejt me situatën ekonomike dhe mungesën e mundësive.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se Shqipëria po përballet me një situatë të vështirë demografike dhe ekonomike që po detyron shumë qytetarë, veçanërisht të rinj, të kërkojnë mundësi jashtë vendit.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, ajo theksoi se vetëm gjatë vitit 2024 rreth 44 mijë shqiptarë janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, gjatë periudhës së pandemisë, në vitet 2021–2022, Shqipëria ka humbur rreth 180 mijë qytetarë për shkak të emigrimit, ku rreth 60% e tyre janë të rinj.

Tabaku argumenton se të rinjtë përballen me rritje të kostos së jetesës, çmime gjithnjë e më të larta dhe të ardhura të ulëta, çka i shtyn ata të kërkojnë mundësi më të mira jashtë vendit.

“Janë të rinjtë që përballen me koston në rritje të jetesës, me çmime që rriten çdo ditë dhe me të ardhura gjithnjë e më të ulëta”, u shpreh ajo.

Deputetja e opozitës theksoi gjithashtu se mungesa e konkurrencës në ekonomi dhe përqendrimi i mundësive në pak duar, sipas saj, po ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik dhe në perspektivën e të rinjve në Shqipëri.

Në përfundim të reagimit të saj, Tabaku theksoi se vendi ka nevojë për ndryshime në modelin ekonomik dhe institucional për të krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe për të frenuar largimin e vazhdueshëm të të rinjve nga vendi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related