Berisha në tryezën e PD për 7 Marsin: Sistemi arsimor në krizë, misioni i mësuesve vendimtar për kombin

Data

Partia Demokratike zhvilloi një tryezë pune me ekspertë dhe pedagogë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ku u diskutua për gjendjen e sistemit arsimor në Shqipëri dhe sfidat me të cilat përballet ai.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, uroi mësuesit dhe pedagogët për kontributin e tyre në edukimin e brezave të rinj, duke e cilësuar misionin e tyre si një rol vendimtar për të ardhmen e kombit.

“U përcjellim urimet më të përzemërta mësuesve, pedagogëve dhe edukatorëve të sistemit parashkollor në këtë ditë kur mbarë kombi nderon mësuesin si misionar. Misioni juaj është përcaktues për të ardhmen e kombit”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi gjithashtu se sistemi arsimor në vend po përballet me një krizë të thellë dhe përmendi si shqetësuese rezultatet e Shqipërisë në testet ndërkombëtare të PISA-s.

Sipas Berishës, arsimi është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe kërkon reforma të thella për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe për të krijuar më shumë mundësi për studentët dhe pedagogët.

Tryeza e organizuar nga Partia Demokratike u fokusua gjithashtu në diskutimin e politikave arsimore, sfidat e universiteteve dhe nevojën për mbështetje më të madhe për mësuesit dhe sistemin akademik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related