Lala: Po hetohet pasuria e Ballukut, janë kërkuar të dhëna në banka dhe kompani

Data

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku është duke u zhvilluar një hetim pasuror, i cili përfshin edhe persona të lidhur me të.

E ftuar në një studio televizive, Lala tha se hetimet kërkojnë kohë dhe përfshijnë verifikime të shumta nga ana e prokurorëve të posaçëm për mënyrën se si është krijuar dhe administruar pasuria.

Sipas saj, SPAK ka kërkuar informacion pranë disa kompanive të rëndësishme ku ekzistojnë dyshime se Balluku mund të ketë pasur interesa.

“Janë kërkuar të dhëna pranë disa kompanive të rëndësishme që kanë dyshime se zonja Balluku mund të ketë pasur interesa. Këto janë vetëm dyshime”, u shpreh Lala.

Ajo shtoi se janë kërkuar gjithashtu informacione edhe nga bankat e nivelit të dytë për lëvizjet financiare, si dhe të dhëna për udhëtimet e Ballukut brenda dhe jashtë vendit.

Sipas Lalës, në kuadër të hetimeve janë duke u pyetur edhe persona nga rrethi familjar dhe bashkëpunëtorë të saj.

Gazetarja u ndal edhe te zhvillimet institucionale që lidhen me këtë çështje, duke theksuar se më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”, ndërsa rrëzoi pjesën që lidhej me pezullimin nga ushtrimi i funksioneve.

Ajo theksoi se seanca e 12 marsit në Kuvend pritet të jetë vendimtare, pasi përkon edhe me afatin e fundit për shqyrtimin e kërkesës përkatëse.

Sipas Lalës, situata është bërë edhe më e ndjeshme për shkak të tensioneve mes kryeministrit Edi Rama dhe institucioneve të drejtësisë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related