Berisha sulmon betimin e ministrave të rinj: Ceremonia më qesharake e 35 viteve, qeveria e përfshirë në afera korruptive

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas betimit të ministrave të rinj të qeverisë në Presidencë, duke e cilësuar ceremoninë si “më qesharakën dhe banalen” e 35 viteve të fundit.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Berisha kritikoi riformatimin e kabinetit nga kryeministri Edi Rama, duke pretenduar se emërimet e reja janë të lidhura me korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë.

“Sot në Presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit. Riformatimi i qeverisë me klonimin nga Lubi Balluku shënon krimin permanent dhe përpjekjen për t’u trashëguar përmes krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, ministrat e rinj janë të përfshirë në afera korruptive në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe energjisë.

Berisha kritikoi gjithashtu edhe Presidentin e Republikës, duke thënë se me dekretimin e ministrave të rinj është bërë pjesë e një procesi që ai e cilësoi si “krim të vazhdueshëm”.

Në deklaratën e tij, lideri demokrat theksoi se situata politike në vend e bën të domosdoshme dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe largimin e tij nga pushteti.

Në fund, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë përmes protestave paqësore, duke i cilësuar ato si një mënyrë për të kërkuar ndryshim politik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related