Deputetë të PD takohen me kongresmenin amerikan Higgins: Diskutohet bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Data

Delegacioni i deputetëve të opozitës po vijon turin e tij në SHBA, ku vijojnë të takohen me përfaqësues të lartë amerikanë.

Deputetët e Partisë Demokratike janë takuar së fundmi në Uashington edhe me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, informon se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, madje bashkëpunon me të.

Bardhi nënvizon domosdoshmërinë për një sistem drejtësie të pavarur dhe “rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për luftimin me efikasitet të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Kreu i grupit të PD ndau ehde një album fotosh të bëra gjatë takimit me kongresmenin amerikan në zyrën e tij.

Postimi i Gazment Bardhit:

“Në Kongresin Amerikan me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për zbatimin e ligjit federal.

Me kongresmenin Higgins kishim mundësi të diskutonim sesi Shqipëria ka dështuar të luftojë krimin e organizuar, duke bashkëpunuar me të dhe duke e forcuar vit pas viti. Sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese duhet të sigurojnë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë ngushtë me partnerët me qëllim luftën me efikasitet ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related