SPAK mbyll hetimet pasurore për Arben Ahmetajn në fraksionin e inceneratorit të Elbasanit, tre akuza për ish-zv.kryeministrin

Data

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet pasurore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit.

Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.

Mbyllja e hetimeve është komunikuar gjithashtu edhe për disa persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje, mes tyre bashkëjetuesja e Ahmetajt, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortja e tij Albina Mançka, si dhe shtetasit Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.

Kjo çështje është ndarë si fraksion më vete nga procedimi kryesor për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa të përfshirët akuzohen për një sërë veprash penale.

Hetimet janë kryer nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK që prej korrikut të vitit 2023. Ndërkohë, prokuroria ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe të familjarëve.

Ish-zëvendëskryeministri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme edhe për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në dosjen e njohur si “Buka sha”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related