“Pa drejtësi nuk ka shtet”, banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit kundër grabitjes së pronave

Data

Banorë të Rrjollit dhe të Durrësit janë mbledhur në protestë para Parlamentit në Tiranë, duke kundërshtuar atë që e konsiderojnë grabitje të pronave të tyre.

Tubimi është organizuar nga “Partia Mundësia”, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe banorë të zonës së Rrjollit, të cilët kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në atë zonë.

Protestuesit pretendojnë se tokat ku po zhvillohet projekti janë prona të trashëguara nga familjet e tyre dhe se ato janë zaptuar në mënyrë të padrejtë.

Gjatë protestës u mbajtën pankarta me mesazhe si “Pa drejtësi nuk ka shtet”, ndërsa banorët kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për të verifikuar pronësinë e tokave dhe për të ndalur projektin.

Një prej protestuesve iu drejtua publikisht biznesmenit Bashkim Ulaj, duke deklaruar se banorët nuk do të heqin dorë nga pronat e trashëguara nga familjet e tyre.

Sipas tyre, protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim nëse nuk ka reagim nga institucionet për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related