Avokati Fran Dashi: Belinda Balluku të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, asnjë mandat nuk e mbron

Data

Avokati Fran Dashi është shprehur se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku duhet të përballet me drejtësinë, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj dhe debatit të fortë politik që ka shoqëruar këtë çështje.

I ftuar në një studio televizive, Dashi deklaroi se Balluku duhet të vihet në dispozicion të organeve të drejtësisë, duke theksuar se asnjë mandat politik nuk mund ta mbrojë nga përgjegjësia ligjore.

Sipas tij, çdo zyrtar që ka abuzuar me paratë publike duhet të japë llogari përpara drejtësisë dhe qytetarëve.

“Belinda Balluku do bënte punën më të mirë që të vihet në dispozicion të SPAK. Nuk ka ligj apo mandat në botë që e mbron atë përballë drejtësisë. Këtë le ta dinë PD, PS dhe titullarët e tyre. Si çdo qytetar tjetër i këtij vendi, ai që ka prekur lekët e shqiptarëve do të vihet para drejtësisë herët a vonë”, u shpreh Dashi.

Ai shtoi se Balluku ka rezistuar për më shumë se dy muaj ndaj vendimit të gjykatës, duke përdorur sipas tij mbështetjen politike dhe pozicionin institucional.

Avokati i bëri thirrje ish-ministres që të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë, duke theksuar se askush nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë ligjore.

“Nuk ka mandat në botë që e shpëton Belinda Ballukun dhe ndonjë Belindë tjetër pa dhënë llogari para drejtësisë dhe shqiptarëve. Le ta ketë të qartë çdo politikan, çdo oligark dhe çdo hajdut që ka vjedhur këtë vend se do të përgjigjet para ligjit herët a vonë. SPAK nuk dështon”, përfundoi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related