Përplasja politike vazhdon, Ilir Meta reagon nga burgu 313 dhe i përgjigjet Taulant Ballës

Data

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313, duke iu përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me një debat të ngritur në Kuvend.

Në reagimin e tij publik, Meta tha se Balla u “hutua” nga të vërtetat e paraqitura në Parlament nga deputeti Tedi Blushi, ndërsa shtoi se vetë ishte tronditur kur kishte mësuar për disa fakte që lidhen me një diplomat të përmendur në debat.

Meta deklaroi se për shumë vite e kishte mbështetur dhe promovuar këtë diplomat në poste të rëndësishme, duke theksuar se e kishte konsideruar si një nga figurat më të preferuara në diplomacinë shqiptare.

Ai theksoi se në disa raste ishte detyruar ta firmoste emërimin e tij si ambasador edhe jashtë vullnetit personal, për shkak të rrethanave politike dhe institucionale.

Sipas Metës, një nga arsyet lidhej me faktin se Shqipëria po merrte për herë të parë presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe vendi nuk mund të mbetej pa përfaqësim diplomatik në atë moment.

Në reagimin e tij, Meta ngriti edhe një pyetje për Ballën, duke thënë se nëse këto fakte nuk do të ishin bërë publike tani, a do të ishte e drejtë që në të ardhmen i njëjti diplomat të propozohej për poste edhe më të larta shtetërore.

Në fund të reagimit, ish-presidenti i bëri thirrje mazhorancës që të gjejë kandidatura më të forta dhe më patriotike për poste të rëndësishme shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related