Operacioni i Policisë së Shtetit ka çuar në pranga gjashtë anëtarë të grupit kriminal “Rraja”, të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Mes të arrestuarve është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, një emër i njohur për drejtësinë dhe opinionin publik.
Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, operacioni është zhvilluar në disa zona, ndërsa grupi konsiderohet prej kohësh aktiv në transportin dhe shpërndarjen e drogës.
Të arrestuarit:
- Marvin Bushati, lindur më 26.04.1982 në Shkodër, banues në Tiranë
- Agim Nina, alias Lorenc Izet Selmani, lindur më 05.08.1974, banues në Durrës
- Sokol Qaja, lindur më 22.02.1984, banues në Tiranë
- Gazmir Rraja, lindur më 02.02.1990, banues në Nikël, Fushë-Krujë
- Përparim Rraja, lindur më 02.07.1975, banues në Nikël, Fushë-Krujë
- Rexhep Rraja, lindur më 19.04.1994, banues në Nikël, Fushë-Krujë
Akuza:
Sipas hetimeve paraprake, të arrestuarit akuzohen për:
- “Trafikim të lëndëve narkotike”,
- “Kryerje të veprës penale në bashkëpunim”,
- “Pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.
Operacioni konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj një rrjeti të mirëorganizuar, i cili dyshohet se kishte shtrirje në disa qytete të vendit. Hetimet pritet të thellohen për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë dhe itineraret e trafikut.
