Alimehmeti: Ndryshimet në qeveri janë “makiazh” i Ramës, ministrat thjesht manekinë në duart e kryeministrit

Data

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri dhe zhvillimet politike në vend, duke i cilësuar ato si një “makiazh politik” të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, Alimehmeti u shpreh se lëvizjet në kabinet nuk përfaqësojnë një ndryshim real në qeverisje, por janë thjesht një përpjekje për të mbrojtur kryeministrin nga presioni politik dhe publik.

Sipas tij, ministrat në qeveri janë figura të zëvendësueshme dhe pa ndikim të vërtetë, ndërsa vendimmarrja reale mbetet në duart e kryeministrit.

“Është vetëm Edi Rama ai që komandon gjithçka. Ministrat janë thjesht manekinë në duart e tij”, deklaroi Alimehmeti.

Ai u ndal edhe te rasti i ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e konsideruar atë si një nga figurat kyçe në qeverisje dhe një nga shembujt më domethënës të situatës aktuale politike.

Sipas Alimehmetit, emërimet e fundit në kabinet janë kryesisht figura anonime, pa ndikim politik dhe pa një historik të rëndësishëm publik, çka sipas tij tregon mungesë vizioni në drejtimin e qeverisë.

Ai komentoi edhe procesin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, që pritet të diskutohet në Kuvend më 12 mars, duke e konsideruar vendimtar për zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, vonesat në trajtimin e kësaj çështjeje mund të interpretohen si përpjekje për të zvarritur procesin deri në skadimin e afatit ligjor të kërkesës së SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related