“Shfrytëzimi i mëtejshëm i potencialit që kanë burimet e rinovueshme të energjisë për Shqipërinë është domosdoshmëri, ndërkohë që përshpejtimi i procesit të krijimit të komuniteteve të energjive të rinovueshmeështë një prej tyre”. Gjatë Tryezës së Rrumbullakët Politike mbi Komunitetet e Energjisë së Rinovueshme në Shqipëri, organizuar nga organizata Milieukontakt, u vu theksi te avantazhet që ka krijimi i këtyre grupeve. “Çmimi është një element shumë i rëndësishëm dhe në momentin që energjia vetëprodhohet, patjetër që çmimi është një element tjetër in tregut dhe i mënyrës sesi zhvillohet, por njëkohësisht ana sociale dhe eliminimi i varfërisë energjetike është një lloj zgjidhje sepse këto lloj komunitetesh lokale, grupe njerëzish në njëfarë mënyre adresojnë edhe problemet që kanë të bëjnë me varfërinë energjetike.
Shumë i rëndësishëm është edhe elementi i kursimit, i fitimit që do të krijohet dhe mënyra e shpërndarjes së tij me komunitetin, duke mbështetur nevojat lokale dhe ky është komponenti i fortë social. Pra, në njëfarë mënyre është një grup që synon për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe të gjithë përfitojnë së bashku”, u shpreh Valbona Mazreku, drejtore ekzekutive e Milieukontakt. Aktualisht, këto bashkime energjetike qytetarësh nuk ekzistojnë në vendin tonë. “Komunitete të energjive të rinovueshme nuk është se ka në Shqipëri, aq më tepër të regjistruara. Ka tentativa, por akoma jo të regjistruara. Ndërkohë që, ajo që kemi vënë re, ne jemi duke e përafruar gjithë legjislacionin me Direktivat e Bashkimit Evropian, që kanë të bëjnë me pjesën e energjive të rinovueshme, por aktet nënligjore mbeten ende të paplota duke e bërë të vështirë këtë gjë. Procedurat po ashtu janë të paqarta dhe të ngadalta, të vështira për t’u ndjekur duke kufizuarkështupjesëmarrjen e konsumatorëve komunitarë, pra njerëzit, bashkimi i komuniteteve.
Duket se ka edhe pengesa të tjera strukturore të cilat e vështirësojnë këtë llojzbatimi efektiv”, tha Mazreku, raporton “Scan Tv”. Një komunitet energjie është një grup njerëzish që bashkohen për të planifikuar, investuar dhe menaxhuar projekte për energjinë e pastër, që nga pjesa e planifikimit teknik, në mënyrën sesi do të bëhet modeli i biznesit, instalimi i teknologjive, por njëkohësisht edhe mirëmbajtja e tyre. Ai u lejon anëtarëve që të marrin në dorë kontrollin e prodhimit dhe të konsumit, duke ofruar edhe një nivel decentralizimi të sistemit të energjisë.
