Kumbaro: Shkolla “Emin Duraku” hapet në shtator

Data

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ngritur në Kuvend shqetësimin e prindërve për vonesat në hapjen e shkollës “Emin Duraku”, e cila po rikonstruktohet.

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, Braçe tha se prindërit dhe nxënësit janë përballur me vështirësi pasi prej muajsh zhvillojnë mësimin pasdite në shkollën “Edith Durham”.

Ai theksoi se godina e shkollës është përfunduar që në tetor, por ende nuk është hapur për nxënësit.

Ministrja Kumbaro sqaroi se përfundimi i godinës nuk nënkupton automatikisht hapjen e shkollës, pasi duhet të përfundojnë edhe procedurat e kolaudimit dhe mobilimit.

Sipas saj, një pjesë e mobiljeve tashmë kanë mbërritur në ndërtesë dhe procesi është drejt përfundimit.

Godina e re do të ketë 33 klasa mësimore, 10 laboratorë, sallë multimediale, bibliotekë dhe palestër me standarde të larta.

Ministrja theksoi se nxënësit po zhvillojnë mësimin në shkollën “Edith Durham”, vetëm 160 metra larg, dhe shtoi se në shtator të vitit të ardhshëm ata do të rikthehen në godinën e re të shkollës “Emin Duraku”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related