Seanca plenare nis me një minutë heshtje në Kuvend, nderohen Adem Jashari dhe ish-deputeti i PD Tomor Dosti

Data

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy figurave të rëndësishme.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që deputetët të mbanin një minutë heshtje në kujtim të heroit Adem Jashari dhe familjes së tij, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë.

Ndërkohë, edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi nderimin me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Tomor Dosti.

Deputetët e Kuvendit u ngritën në këmbë për të respektuar kërkesat e paraqitura, duke nisur kështu seancën plenare me këtë moment homazhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related