Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër Iranit, duke e cilësuar regjimin e Teheranit si sponsorin kryesor shtetëror të terrorizmit në botë dhe duke paralajmëruar fundin e kësaj epoke.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për mediat u shpreh se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, regjimi iranian do të shkatërrohet përfundimisht.
“Regjimi terrorist iranian po shkatërrohet përfundimisht”, deklaroi Leavitt para gazetarëve.
Sipas saj, për më shumë se katër dekada Irani ka qenë sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit në botë, por kjo periudhë tashmë ka marrë fund.
“47 vitet në të cilat ai ishte në gjendje të ishte sponsori kryesor shtetëror në botë i terrorizmit kanë mbaruar. Udhëheqësit iranianë po paguajnë me gjakun e tyre për krimet e tyre”, u shpreh ajo.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë shtoi gjithashtu se Teherani, sipas Uashingtonit, ka lehtësuar vrasjen e qytetarëve amerikanë dhe ka tentuar të minojë qytetërimin perëndimor gjatë viteve të fundit.
