SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Irak: Situatë e rrezikshme sigurie, largohuni menjëherë nga vendi dhe qëndroni të strehuar

Data

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë që ndodhen në Irak, duke u kërkuar atyre të largohen sa më shpejt nga vendi për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Në njoftimin zyrtar thuhet se amerikanët duhet të largohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrojnë të strehuar derisa të krijohen kushtet për t’u larguar.

“Qytetarëve amerikanë në Irak u kërkohet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë të sigurt dhe të qëndrojnë të strehuar derisa të jetë e sigurt të largohen. Nëse është e sigurt, amerikanët duhet të largohen nga Iraku tani”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetarëve të AFP-së në terren, shpërthime të reja janë dëgjuar në Erbil, kryeqytetin e Kurdistanit irakian.

Shpërthimet më të forta janë raportuar pranë aeroportit të Erbilit, zonë ku janë të vendosura edhe trupa ushtarake amerikane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related