Kina dërgon të dërguar për ndërmjetësim në konfliktin Iran–Izrael

Data

Kina ka vendosur të ndërhyjë diplomatikisht në konfliktin e përshkallëzuar mes Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, duke njoftuar dërgimin e një të dërguari të posaçëm në Lindjen e Mesme për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e situatës.

Sipas mediave ndërkombëtare që citojnë agjencinë kineze të lajmeve Xinhua, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, deklaroi se Pekini do të dërgojë përfaqësuesin e tij të posaçëm për çështjet e Lindjes së Mesme në rajon, me qëllim uljen e tensioneve dhe nxitjen e dialogut mes palëve.

Vendimi i Kinës vjen në një moment kur konflikti në rajon është përshkallëzuar ndjeshëm. Prej disa ditësh, Irani është përfshirë në përplasje të drejtpërdrejta me Izraelin dhe SHBA-në, pas sulmeve të fundit që kanë goditur strukturat politike dhe ushtarake të Teheranit.

Sipas raportimeve, gjatë sulmeve janë vrarë dhjetëra drejtues politikë dhe ushtarakë iranianë, mes tyre edhe lideri suprem i vendit, Ajatollah Ali Khamenei.

Përshkallëzimi i konfliktit ka rritur shqetësimet për një destabilizim më të gjerë në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe rikthim në rrugën e dialogut diplomatik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related