Rama mbledh deputetët e PS-së së Tiranës në selinë e partisë, takim një ditë pas Kryesisë

Data

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e PS-së.

Takimi është parashikuar të nisë në orën 14:00 dhe vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje konkrete mbi temat që do të diskutohen gjatë këtij takimi.

Një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama u ka kërkuar drejtuesve dhe deputetëve të partisë që të nisin punën në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

Takimi me deputetët e qarkut të Tiranës pritet të jetë pjesë e këtij angazhimi për intensifikimin e aktivitetit politik dhe organizativ të Partisë Socialiste në kryeqytet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related