Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, i pranishëm edhe Rama e Balluku/ Takimi zgjati 30 minuta

Data

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta.

Mbledhja ishte parashikuar të kishte karakter organizativ, ndërsa pritet të përcaktohet edhe data për zhvillimin e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe pas ndryshimeve të fundit në qeveri.

Me riformatimin e kabinetit, kryeministri shkarkoi Belinda Ballukun nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërsa Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin. Opozita ka kërkuar heqjen e imunitetit të saj dhe ka dorëzuar raportin në Kuvend, me qëllim që ajo të përballet me drejtësinë si qytetare e thjeshtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related