“Kanë blerë politikanë”/ Shehaj reagon pas përjashtimit nga seanca: Nuk donin të flisja për Rrjollin

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ashpër pas përjashtimit nga seanca plenare, duke akuzuar Parlamentin për censurë dhe përpjekje për të penguar diskutimin mbi çështjen e pronave të banorëve të Rrjollit.

Sipas Shehajt, ndonëse seanca ishte paralajmëruar si një debat për problemet e qytetarëve, për pesë orë me radhë askush nuk përmendi situatën në Rrjoll. Ai deklaroi se sapo mori fjalën për të ngritur këtë çështje, u përball me tentativa për ta ndërprerë dhe më pas u përjashtua nga salla.

Në reagimin e tij, Shehaj u shpreh:

“Gjoja sot do flitej për hallet e qytetarëve! Askush nuk e përmendi Rrjollin në 5 orë fjalime. Kur u çova unë të flisja, tentuan të më censuronin, dhe në fund më përjashtuan.

Blejnë politikanë, mendojnë se mund të blejnë edhe foltoren e Kuvendit. Gabohen! Ajo u përket qytetarëve shqiptarë dhe unë do t’i qëndroj deri në fund besnik votës së tyre, pavarësisht kush zgërdhihet në sallë.

Aty kam parë njerëz që kanë qeshur e janë tundur, por sot po përballen me drejtësinë si të korruptuar.”

Shehaj theksoi se do të vazhdojë të ngrejë zërin për çështjet që, sipas tij, prekin drejtpërdrejt qytetarët, pavarësisht sanksioneve apo përjashtimeve nga seanca plenare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related