Hasimja kundër molotovëve në protesta: Largojnë qytetarin jopartiak

Data

Pedagogu dhe negociatori për bashkimin e opozitës, Ermal Hasimja, është shprehur kundër përdorimit të molotovëve në protestat e Partisë Demokratike, duke theksuar se akte të tilla mund të largojnë qytetarin jopartiak.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja deklaron se molotovët mund të sigurojnë tituj në mediat ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin mbështetjen e qytetarëve që nuk janë të lidhur politikisht. “Unë jam kundër molotovëve në protesta”, shkruan ai, duke shtuar se nuk sheh qëllimshmëri për dëmtimin e njerëzve apo pronës nga protestuesit.

Megjithatë, ai argumenton se situata duhet parë në kontekst, duke përmendur kufizimin e hapësirave për opozitën në Kuvend dhe në komisionet hetimore, si dhe pretendimet për përdorimin e administratës dhe krimit në zgjedhje.

Hasimja thekson se opozita ka ende punë për të bërë, por vlerëson si hap pozitiv tryezën e parë me pjesëmarrjen e 10 partive opozitare. Ai shprehet optimist për bashkëpunim të plotë në muajt e ardhshëm dhe nënvizon se zgjedhjet e brendshme të PD-së në prill 2026 janë një mundësi për të treguar ndryshim pozitiv.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related