Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme pranë Urës së Kushës, në fshatin Katund i Ri, njësia administrative Bradashesh, në Elbasan.
Viktima është identifikuar si Bedri Shahini. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat.
Nga të dhënat e para raportohet se ekziston edhe dyshimi që i moshuari mund të ketë rënë aksidentalisht nga ura e segmentit të Korridori VIII që kalon në këtë zonë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.
