Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se ministrja Belinda Balluku nuk po paraqitet në SPAK, duke pretenduar se ajo kërkon që të përfshihet edhe kryeministri Edi Rama.
“Balluku nuk vjen këtu, kërkon Ramën me vete”, deklaroi Berisha, duke shtuar se situata politike do të ketë zhvillime të tjera në vijim.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta politike dhe përplasjeje të fortë mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me hetimet dhe akuzat për korrupsion.
