Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku në fokus do të jetë çështja e zgjedhjes së presidentit.
Ende nuk janë bërë publike ora dhe vendi i takimit, ndërsa takimet e fundit mes Kurtit dhe liderëve të partive parlamentare janë mbajtur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kurti ka deklaruar se, për shkak të afateve të shkurtra për zgjedhjen e presidentit, ka nisur menjëherë konsultimet me subjektet politike parlamentare për të tejkaluar këtë sfidë.
Ndërkohë, të shtunën ai zhvilloi një takim të dytë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, i cili bëri të ditur se i ka propozuar Kurtit që kandidati për president të propozohet nga PDK.
