Rrëshqitja e tokës çan asfaltin në Gjinar, rruga drejt fshatit turistik në rrezik

Data

Një rrëshqitje toke ka dëmtuar rëndë segmentin rrugor pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, duke çarë asfaltin dhe duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.

Aksi i dëmtuar është jetik për zonën, pasi lidh disa fshatra dhe përshkohet çdo ditë nga mjete private dhe transporti. Çarja e asfaltit dhe lëvizja e terrenit rrisin ndjeshëm rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët.

Gjinar, i njohur si një nga fshatrat turistikë më të frekuentuar të zonës, vijon të përballet me problematika infrastrukturore në akset hyrëse, pavarësisht investimeve të kryera në qendër të fshatit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për:

  • Stabilizimin e terrenit
  • Riparimin e shtresës së asfaltit
  • Sigurimin e plotë të segmentit rrugor

Ata theksojnë se situata duhet zgjidhur përpara nisjes së sezonit pranveror dhe veror, kur fluksi i turistëve drejt Gjinarit rritet ndjeshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related