Britania i bashkohet operacionit në Lindjen e Mesme, Healey: Kemi vepruar krah amerikanëve dhe po rrëzojmë dronë iranianë

Data

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar po merr pjesë në operacione mbrojtëse në Lindjen e Mesme, duke përfshirë rrëzimin e dronëve iranianë, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Në një intervistë televizive, Healey theksoi se Britania “nuk ka pasur asnjë rol në goditjet” e së shtunës ndaj Iranit, ku u raportua për vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei, por shtoi se forcat britanike kanë vepruar për të mbrojtur bazat, trupat dhe aleatët e tyre në rajon.

Kryeministri Keir Starmer konfirmoi se avionë britanikë kanë qenë “në qiell” si pjesë e një operacioni mbrojtës për të garantuar sigurinë e interesave britanike dhe të aleatëve.

Sipas Healey, Britania ka forcuar praninë e saj ushtarake në rajon, duke dërguar avionë shtesë, sisteme radarësh dhe armësh në Katar dhe Qipro, ndërsa njësi kundër-dronësh kanë ndërhyrë ndaj mjeteve ajrore që përbënin kërcënim për bazat e koalicionit në Irak.

Zhvillimet shënojnë një angazhim më të drejtpërdrejtë të Londrës në operacionet mbrojtëse, në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related