Ra nga lartësia teksa po vendoste një llambë, 70-vjeçari në spital

Data

Një i moshuar ka përfunduar në spital pasi ka rënë nga lartësia, ndërsa ishte duke vendosur një llambë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në Shkodër. Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Rajonal është dërguar për mjekim shtetasi M. L., 70 vjeç, banues në fshatin Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga një lartësi gjatë vendosjes së llambës elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related