Dosja Epstein/ Publikohen email-et me mjekë, foto e ndërhyrjes kirurgjikale në rezidencën e tij

Data

Mbi 15 mijë email-e me rreth një duzinë mjekësh, kryesisht gjinekologë dhe dermatologë, dalin nga dokumentet e njohura si “Epstein Files” si një nga aspektet më shqetësuese të marrëdhënieve që Jeffrey Epstein kishte me viktimat e rrjetit të tij.

Sipas një raporti të publikuar nga The New York Times, mes materialeve të zbuluara ndodhet edhe një fotografi e një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer mbi një nga të rejat, mbi tavolinën e ngrënies në një nga rezidencat e financierit. Kirurgu i përmendur, Jess Ting, i lidhur me një spital prestigjioz në SHBA, rezulton se më pas ka përfituar një donacion prej 50 mijë dollarësh për një projekt kërkimor, i dhënë nga Epstein.

Në raste të tjera të dokumentuara, mjekë të ndryshëm kryenin analiza apo trajtime për gratë e dërguara nga Epstein. Në një rast, rezultatet e analizave iu komunikuan atij dhe jo pacientes. Sipas raportimeve, ai organizonte ekzaminime mjekësore, trajtime dermatologjike, procedura dentare dhe terapi të ndryshme, duke paguar shuma të konsiderueshme për këto shërbime.

Nga një analizë e mëparshme e korrespondencës së tij dixhitale rezulton se një pjesë e konsiderueshme e kontakteve të shpeshta të Epstein-it i përkisnin mjekëve dhe shkencëtarëve. Disa prej tyre ushtronin aktivitetin në qytetet ku ai kishte rezidenca, si New York, Palm Beach, New Mexico dhe Ohio.

Megjithatë, mbeten shumë pikëpyetje mbi dijeninë që këta profesionistë mund të kenë pasur për rrethanat dhe natyrën e marrëdhënieve të Epstein me vajzat e përfshira në rrjetin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related