Bardhi: 1.1 miliardë euro nën hetim nuk janë “rezultate të jashtëzakonshme”

Data

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbështetje të Belinda Ballukut, duke i cilësuar ato si përshkallëzim antieuropian dhe sulm ndaj institucioneve të drejtësisë.

Bardhi theksoi se ndërkohë që SPAK ka paraqitur prova dhe ka kërkuar arrestimin e saj për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, kryeministri po e vlerëson me superlativa. Sipas tij, nëse kjo shumë nën hetim konsiderohet “rezultat i jashtëzakonshëm”, atëherë problemi shkon përtej një ministri.

Ai akuzoi Ramën për sulme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po hetojnë çështjen, duke shtuar se Bashkimi Europian kërkon sundim të ligjit dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit në nivelet më të larta.

Sipas Bardhit, integrimi europian nuk lidhet me deklarata politike, por me barazi para ligjit dhe funksionim të drejtë të institucioneve në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related