Aksident në Ersekë, përmbyset zetori – plagoset drejtuesi

Data

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në hyrje të fshatit Bejkovë, në zonën e Ersekës, ku një zetor ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë djerrë.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur, duke pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve. Ai është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related