Është arrestuar ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e institucionit.
Sipas njoftimit, ai dyshohet se ka shkatërruar objekte të punës dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve, duke krijuar tension brenda ambienteve të AKU-së.
Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar në flagrancë.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
