Pas incidenteve dhe zjarrit të shkaktuar në godinën e ish-diktatorit Enver Hoxha, forca të shumta policie janë vendosur në zonë, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Sipas raportimeve, disa protestues janë shoqëruar në komisariat pas tensioneve të krijuara gjatë marshimit.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se protesta ka qenë kundër korrupsionit dhe se, sipas tij, tubimet do të vijojnë pavarësisht ndërhyrjes së policisë.
