Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestës së opozitës, e cila nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.
Në një deklaratë publike, ai u shpreh se “kryengritja paqësore do të njohë dimensione të reja” dhe se protesta do të vijojë, sipas tij, deri në largimin e kryeministrit Edi Rama. Berisha përdori tone të ashpra në adresë të kreut të qeverisë, duke e cilësuar situatën si fund politik për të.
Ai theksoi se protesta do të jetë formë revolte qytetare, ndërsa mbështetësit i ftoi të marrin pjesë në tubimin e paralajmëruar.
