Renditja e koeficientëve UEFA – Anglia kryeson, Italia ngushton diferencën

Data

Renditja e fundit e UEFA-s për koeficientet e klubeve tregon se Anglia kryeson me 22.291 pikë dhe ka siguruar vendin shtesë për sezonin e ardhshëm të Champions League, falë 9 skuadrave të kualifikuara nga 9 në fazën e 1/8-ave të kompeticioneve europiane.

Pas Anglisë renditet Gjermania, me 5 klube të kualifikuara prej 7, ndërsa Italia, tashmë me katër përfaqësues në 1/8-at evropiane, ka ngushtuar diferencën deri në vetëm 214 pikë. Spanja qëndron në vendin e tretë me gjithashtu katër skuadra të kualifikuara.

Përballjet e ardhshme eliminatore pritet të jenë vendimtare për renditjen finale dhe për vendin e pestë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related